Refuzohet oferta e Barcës për Fabregasin
Londër, 3 qershor - Arsenali duket se nuk e ka ndërmend ta shesë kapitenin Cesc Fabregas te Barcelona, pasi që Topçinjtë kanë refuzuar ofertën e Barcelonës, e që besohet të jetë prej rreth 30 milionë funtesh.
Ekipi anglez e vlerëson Fabregasin për 80 milionë funte, ndërsa me refuzimin e ofertës, Arsenali dëshiron ta detyrojë mesfushorin të qëndrojë deri në fund të skadimit të kontratës.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është nën kontratë me klubin deri në vitin 2015. Ai është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar të ekipit dhe është pjesë e planeve të së ardhmes. Ne i kemi ndjekur spekulimet e fundit që e lidhnin Cesc Fabregasin me një kalim, por me që nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga klubi në fjalë, atëherë ne kemi refuzuar të komentojmë.
Sidoqoftë, dje (e martë) në mbrëmje kemi marrë një ofertë nga Barcelona për Fabregasin dhe si përgjigje, ne menjëherë në mënyrë të prerë ua kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë ta shesim kapitenin tonë. Të jemi më të qartë, ne nuk do bëjmë ndonjë kundërpropozim apo të hyjmë në bisedime. Barcelona ka thënë publikisht se do të respektojë pozitën tonë dhe ne presim që ata të mbajnë fjalën, thotë një komunikatë e lëshuar në faqen zyrtare të Arsenalit.