Reduktohet nga 15 në 5 numri i ndeshjeve pezullimi për Eto’o
Yaounde, 7 janar - Federata Kamerunase e Futbollit redukton nga 15 në 5 numrin e ndeshjeve pezullim për sulmuesin Samuel Eto’o.
Bomberi afrikan dhe disa lojtarë të kombëtares refuzuan aktivizimin në miqësoren me Algjerinë për shkak të disa detyrimeve të prapambetura, çka ngjalli zemërimin e federatës që i pezulloi me nga 15 ndeshje.
“Duam një ekip me disiplinë por edhe konkurrues. Të gjithë lojtarët janë të dobishëm për Kamerunin”, tha në një deklaratë për shtyp, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Essomba Eyenga Efe. Për uljen e dënimit të Eto’o, ndërhyri edhe presidenti i vendit, Paul Biya, i cili kërkoi rikthimin e sulmuesit në kombëtare.