Redknapp: Bale nuk është në shitje
Londër, 30 janar - Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend ta shesë asin Gareth Bale, pas spekulimeve të mediumeve britanike se Interi është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për firmën e uellsianit.
Ju keni lojtarë të veçantë në ekipin tuaj dhe nëse dëshironi të jeni top ekip atëherë ju duhet të mbani top lojtarët. Me sinqeritetin më të madh ju them se nuk mund ta shesim Gareth Bale. Ju keni tri apo katër lojtarë të cilët mund ta bëjnë diferencën dhe ai është një prej tyre. Nëse e humbasim atë, si do ta zëvendësonit?.
Nëse dëshirojmë të jemi klub i madh, atëherë ne nuk do ta shesim Gareth Bale. Ne nuk do ta shesim Balen as gjatë verës, për këtë jam shumë i sigurt. Është në dorë të kryetarit të klubit që të vendosë por unë do të isha i befasuar nëse ne do të ishim të interesuar për ta shitur atë për çfarëdo çmimi, u shpreh Redknapp.