Recesioni ekonomik dëmton tregun e transfereve në La Liga
Madrid, 1 shkurt - Klubet sportive në La Liga janë zakonisht në mesin e pjesëmarrësve më aktivë në tregun e transfereve evropiane të muajit janar, duke shpenzuar po aq në mos më shumë se homologët e tyre anglezë, gjermanë dhe italianë. Por, jo këtë vit.
Spanja vazhdon të jetë e mbështjellur me recesionin ekonomik, me papunësinë që ka arritur në 21 për qind dhe klubet e futbollit në këtë vend janë përgjigjur ndaj krizës duke shtrënguar rripat e tyre.
Sipas të përditshmes sportive AS, të 20 klubet kanë shpenzuar gjithsej 27.7 milionë euro në lojtarë të rinj, pothuajse 10 herë më pak se Premier Liga Angleze.