Reali vendos: 35 milionë euro për Maicon
Madrid, 16 korrik - Shefat e Real Madridit janë takuar me trajnerin Jose Mourinho për të diskutuar planet në lidhje me transferimin e mbrojtësit të Interit, Dougllas Maicon.
Sportmediaset.it bën të ditur se takimi është mbajtur në Bernabeu për të gjetur një zgjidhje rreth ofertës së re për brazilianin, duke qenë se oferta e parë prej 25 milionë eurosh ishte refuzuar nga Nerazzurrët.
Trekampioni Inter nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë shifër më të ulët se 35 milionë euro, ndërsa Florentino Perez ka qenë më dorështrënguar në këtë aspekt.
Mirëpo, duket se insistimi i trajnerit Mourinho për të sjellë Maiconin në Bernabeu, ua ka ndërruar mendjen udhëheqësve të Los Blancos, të cilët janë pajtuar që të paguajnë shifrën që kërkon Interi.