Reali shpaguan Ronaldon
Madrid, 15 prill - Real Madridi tashmë ka fituar mbi 100 milionë euro nga shitja e më se një milionë fanellave në sezonin e parë të shkuarjes së Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu dhe kjo vetëm në qytetin e Madridit.
Qendra zyrtare e Real Madridit në Bernabeu ashtu si mini-qendra në Plaza del Sol vërshohen çdo ditë nga mijëra fansa, si spanjollë ashtu dhe vizitorë nga e tërë bota që dëshirojnë fanellën e më të preferuarit të tyre.
Zyrtarët e Realit thonë se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, as me fenomenët e epokës së parë të Perezit si, Ronaldo (origjinali), Figo, Zidane etj.
Menaxhmenti i Realit në Madrid thotë se ka shitur mbi 1.2 milionë fanella të Ronaldos vetëm në kryeqytetin spanjoll.
Nëse kjo shumëzohet me 85 euro për fanellë, atëherë fitimet dalin të jenë mbi 100 milionë euro që përbën shpagimin e 94 milionë eurove të shpenzuara për transferimin e tij nga United.