Reali, Ofron 30 milion euro për shërbimet e Zherard
Madrid, 14 mars - Real Madridi pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve është duke menduar për përforcimin e skuadrës me futbollistë të rinj.
I pari që bën pjesë në planet e skuadrës mbretërore është kapiteni i Liverpullit, Stiven Zherard për shërbimet e të cilit drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu janë të gatshëm që të harxhojnë diku rreth 30 milionë sterlina.
Sipas Daily Star, eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve i ka detyruar drejtuesit madrilen, që të shikojnë alternativa tjera, ndërsa sipas tyre njeriu i duhur do të ishte Zherard, i cili mund të largohet nga Enfilld Roud, në rast se Liverpulli nuk siguron një vend për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Anglezi, Zherard me Liverpullin ka kontratë që e mban atë në Enfilld deri në vitin 2013, por një ofertë joshëse nga Reali, do të thoshte se transferimi i mesfushorit anglez nuk do të ishte ndonjë problem i madh.