01 Maj 2024

Reali, ofertë 10 milionë për Drogba

Madrid, 16 gusht - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke planifikuar të lancojë një ofertë mjaft joshëse për Chelsean në mënyrë që të ribashkohet me sulmuesin Didier Drogba.

Strategu portugez tashmë ka transferuar Carvalhon për 6.7 milionë paund dhe sipas Sunday People, Mourinho dëshiron ta bëjë këtë edhe me Drogban.

Drogba do të mirëpriste mundësinë për t\'u ribashkuar me ish-bosin e tij dhe Mourinho beson se një ofertë prej 10 milionë paund do të ishte e mjaftueshme për t\'i bindur zyrtarët e Chelseat që të divorcohen nga sulmuesi i Bregut të Fildishtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)