Reali nuk është i interesuar për De Rossin
Madrid, 15 prill - Superagjenti italian Enzo Bronzetti nuk pret që Real Madridi të kthehet kah mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.
De Rossi është lidhur me një largim nga Roma gjatë kësaj vere dhe Real Madridi është përmendur si stacion i mundshëm për italianin.
Disa ditë më parë kam folur me presidentin e Real Madridin dhe ai më ka thënë se De Rossi nuk është në planet e tyre. Lassana Diarra, Sami Khedira dhe Xabi Alonso do të qëndrojnë, andaj kjo pozitë është e mbuluar, ka thënë Bronzetti.