Reali nuk do ta nënvlerësojë Lyonin
Madrid, 22 shkurt - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai është i vetëdijshëm për rrezikun që do të paraqesë Lyoni në përballjen e të martës mbrëma.
Lyoni është një skuadër e mirë që ka përvojë për këto ndeshje, por ne jemi Madridi.
Nëse ne mendojmë se të dyja ndeshjet do të jenë të lehta, atëherë do të jetë vështirë për ne.
Ne duhet të luajmë në të dyja ndeshjet. Ne i njohim aftësitë tona dhe nuk do ta nënvlerësojmë Lyonin, ka thënë portugezi.