Reali negocion me Malagën për Iscon
Madrid, 23 maj - Planet e Real Madridit janë që gjatë verës ta sjell në Santiago Bernabeu talentin e Malagas, Isco, i cili pati një sezon fantastik.
Sipas mediave spanjolle, drejtori sportiv i Malagas, Mario Husillos ka qëndruar mbrëmë në zyrat e Los Blancos, së bashku me babanë e futbollistit, për ta diskutuar një transferim të mundshëm të përfaqësuesit të ri spanjoll në Santiago Bernabeu.
Malaga e ka fiksuar shifrën për shkëputjen e kontratës së futbollistit dhe kartonin e tij e vlerëson 35 milionë euro.
Sigurisht, kjo shumë nuk është e madhe për Merengues, të cilët e duan gjithsesi futbollistin më të mirë të ri në Evropë në vitin e fundit.