03 Maj 2024

Reali klubi më i madh në botë

Madrid, 29 shtator - Trajneri i Auxerre, Jean Fernandez, ka thënë në prag të takimit të sotëm ndaj Real Madridit se gjiganti spanjoll është klubi më i madh në botë.

"Real Madridi është klubi më i madh në botë. San Siro ishte shumë emocionuese, por kjo do të jetë diçka më ndryshe. Të shohësh gjithë ata lojtarë të mëdhenj - Cristiano Ronaldo, Gonzalo] Higuai, Mesut Oezil, Angel Di Maria, në stadiumin Stade de l'Abbe-Deschamps, do të jetë një moment fantastik në karrierën time si trajner".

"Nuk duhet të keni frikë në futboll. Pas 20 minutash ne barazonim me Milanin, dhe kështu ishte edhe pas 40 minutash. Pastaj kishin një shans të palëshueshëm në fund të pjesës së parë. Nëse do të kishim shënuar, ndoshta do të ishim kthyer me ndonjë pikë nga San Siro. Kjo do të na japë neve vetëbesim për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve", ka thënë Fernandez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)