Reali i ofron 20 milionë euro në vit për Ronaldon
Madrid, 14 qershor - Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez duket i vendosur të mos e lejojë yllin portugez të largohet nga Santiago Bernabeu për punë parash.
Ai ia ka bërë tashmë të qartë Cristiano Ronaldos termat e kontratës së re, 20 milionë euro në vit, me një shtrirje kohore deri në vitin 2018. Kësisoj, ai do të bëhet futbollisti më i paguar.
Kjo ofertë është gati sa dyfishi i rrogës vjetore të Ronaldos deri tashti (12 milionë euro), që skadon në vitin 2015, mirëpo, nëse e pranon rinovimin e kontratës, atëherë ai këtë rrogë vjetore do ta merrte që nga vera e këtij viti.
Si shkruajnë mediume spanjolle, ngutja e Perezit vjen pas fjalëve për ofertat e fundit që i vijnë Ronaldos nga Manchester United, PSG dhe Monaco, ekip ky që ka përgatitur 100 milionë euro për blerjen nga Reali i Madridit.
Me pagën prej 20 milionë euro neto në vit, portugezi do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, duke thyer rekordin e Samuel Etoo-s, që fiton të njëjtën shifër tek Anzhi.
Kostoja totale e mbajtjes së Ronaldos, duke konsideruar edhe tatimin që do të paguajë Reali, do të arrinte në rreth 166 milionë euro në vit.