Reali i Madridit prezanton projektin për rinovimin e stadiumit
Madrid, 11 tetor - Presidenti Florentino Perez ka prezantuar sot në Bashkinë e Madridit projektin e ristrukturimit total të impiantit.
Projekti është fryt i një marrëveshjeje mes klubit dhe bashkisë dhe bëhet fjalë jo për shtim vendesh, por vetëm për një lifting që do të kushtojë plot 400 milionë euro.
E reja më e madhe do të jetë mbulimi i plotë i stadiumit, ndërsa muret e jashtme do të vishen me ekrane LED që do të japin imazhe dhe video.