Reali duhet të paguajë për Ancelottin
Madrid, 17 qershor - Carlo Ancelotti është gjithmonë e më pranë konfirmimit si trajneri i ri i Realit të Madridit, por madrilenët tashmë i janë dorëzuar faktit se duhet të paguajnë për të punësuar italianin.
Pasi Paris SG është treguar kokëfortë në disa javë negocimesh intensive, Florentino Perez mund të pranojë të derdhë në arkat e klubit francez shumën e 7,5 milionë eurove, për ti dhënë fund telenovelës, e nisur kështu planifikimin e merkatos verore me trajnerin e tij të ardhshëm.
Ndërkohë, sipas të përditshmes LEquipe, kampionët e Francës po punojnë në pistën që të çon drejt Villas Boas, aktualisht trajneri i Tottenhamit.
Sheikët që drejtojnë klubin duket se pëlqejnë së tepërmi portugezin, për entuziasmin që është në gjendje ti transmetojë futbollistëve, ndërsa skemat e tij dhe mundësia hipotetike për të bindur Bale për të kaluar në Parc des Princess, gjithashtu është shumë e vlerësuar.