07 Maj 2024

Reali do të ofrojë 35 milionë paund për Fabregas-in

Madrid, 31 dhjetor - Real Madrid raportohet se është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 35 milionë paund për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.

Mediat spanjolle kanë shkruar se Jose Mourinho është i interesuar të sjellë spanjollin në Bernabeu, me të cilin hap do t`i jepte një goditje Barcelonës, që po ashtu dëshiron ta rikthejë në Camp Nou mesfushorin.

Marca shkruan se Reali do të fillojë garën për të nënshkruar me Fabregas me një ofertë në vlerën 35 milionë paund, lajm që vjen vetëm një ditë pasi El Mundo Deportivo shkroi se Barcelona do të bënte një ofertë tjetër për lojtarin.

Mourinho pritet të pastrojë nga ekipi disa mesfushorë, përfshirë Fernando Gago, Mahamadou Diarra dhe Lassana Diarra, me shpresa që të sjellë Fabregas në janar, edhe pse është pak e besueshme se Arsene Wenger do të lejojë largimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)