Reali diskuton transferimin e Chicharitos

Madrid, 9 nëntor - Real Madridi raportohet se është duke monitoruar progresin e Javier Hernandez te Manchester United.
Ish-ylli i Chivas ka qenë një arritje e qëlluar në Old Trafford, duke treguar paraqitje të shkëlqyeshme deri tani këtë sezon.
United e sheh Chichariton si një armë ideale për të marrë një pjesë të popullaritetit të Realit në mesin e masës spanjisht-folëse.
Megjithatë Cadena Ser shkruan se drejtuesit e Realit tashmë kanë diskutuar të sjellin sulmuesin në Madrid.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, është i vetëdijshëm për planet e bordit dhe në princip përkrah transferimin e Chicharito.