23 Dhjetor 2024

Reali dhe Chelsea në garë për Balotellin

Madrid, 14 korrik - Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti i janë bashkuar garës për sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, pasi të dy dëshirojnë të mposhtin menaxherin e United, Sir Alex Ferguson.

Sky Sport Italia pohon se agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është takuar me Fergusonin në Amsterdam, për të përparuar në lidhje me transferimin e Balotellit.

United është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për të dhe t’ia ofrojë 5 milionë euro për sezon, më shumë se sa që fiton aktualisht te Interi.

Megjithatë, përkundër interesimit të lartë të Unitedit dhe Cityt për Balotellin, është Jose Mourinho ai që pritet t’u prish planet dy homologëve të tij.

Sipas Goal.com ideja që Balotelli të luante me Kaka dhe Cristiano Ronaldon do të mirëpritej nga Balotelli. Sidoqoftë, Balotelli dhe Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën.

Kjo, definitivisht nuk është e tëra. Carlo Ancelotti i Chelseat u ka dërguar sinjal kërcënimi të interesuarve për Balotellin, pasi i pyetur nga gazetarët nëse do të dëshironte ta transferonte SuperMarion, thjesht u përgjigj me një, “PO”.

Ky mund të jetë indikacion që Ancelotti mund ta kërkojë Balotellin në rast se dështon transferimi i Fernando Torresit.

La Gazzeta dello Sport shkruan se Balotelli është vonuar në stërvitjen e parë të skuadrës së Interit, ndërsa po Balotelli është larguar i pari nga qendra stërvitore në Appiano Gentile.

 Rafa Benitez këtë sezon siç duket nuk do të jetë në gjendje ta kontrollojë sulmuesin e ri dhe vetëm koha do të tregojë se çfarë do të bëjë agjenti Mino Raiola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)