Reali dëshiron Agueron dhe David Silvan
Madrid, 18 shkurt - Skuadra që për momentin kryeson renditjen në La Liga, Reali i Madridit ka habitur të gjithë duke hyrë në garë për të blerë argjentinasin e Atletiko Madridit, Serxhio Aguero si dhe spanjollin e Valencias, David Silva.
Presidenti i Realit, Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sforcim të madh ekonomik për tu rrëmbyer talentin argjentinas kushërinjve nga i njëjti qytet.
Lajmin e bën të ditur gazeta Marca, sipas së cilës, për shërbimet e sulmuesit argjentinas një presion të madh është duke ushtruar edhe skuadra angleze e Çelzit.
Klauzola e Aguerso është 60 milion euro dhe ai me skuadrën e Atletiko Madridit ka një kontratë deri në vitin 2012. Një tjetër goditje e madhe e Realit për afatin kalimtar të verës mund të jetë edhe mesfushori i Valencias, David Silva.
Për shërbimet e tij interesohen edhe shumë skuadra të tjera evropiane në mesin e të cilëve është edhe Barcelona. Katalonasit, shpresojnë që në verë në Kamp Nou bashkë me David Silvan të sjellin edhe sulmuesin David Vilja.