Reali arrin marrëveshje personale me Sahin
Madrid, 3 maj - Superylli i Borussia Dortmund ka arritur marëveshje personale me gjigantin spanjoll, Real Madridin dhe sipas të gjitha gjasave lojtari në sezonin e ardhshëm do të jetë duke bartur fanellën me ngjyrë të bardhë edhe pse për të janë interesuar shumë top-klube Europiane.
Marca shkruan se 22 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali, Interi dhe Chelsea por tani ai ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.
Në ditët e ardhshëm pritet që përfaqësuesit e Real Madridit dhe Borussia Dortmundit që të kenë takim për një transferim të mundshëm dhe të bisedojnë për çmimin e lojtarit klauzola e të cilit është 6 milion euro.
Sidoqoftë Dortmund kërkon një shumë më të madhe dhe raportet më të reja tregojnë se Reali do të paguaj plotë 10 milion euro për mesfushorin.