Real preket nga koronavirusu, Isco dhe Alaba rezultojnë pozitivë
Madrid, 22 dhjetor - Klubi i futbollit Real Madrid është ndikuar nga rastet me COVID-19 ndërsa Isco dhe David Alaba janë lojtarët e fundit që u infektuan nga virusi.
“Real Madrid C. F. konfirmon se lojtarët tanë Isco dhe David Alaba kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në një deklaratë të klubit spanjoll.
Mesfushori spanjoll Isco ka luajtur për Real Madridin që nga viti 2013. Mbrojtësi austriak Alaba u largua nga Bayern Mynihu për t'iu bashkuar Real Madridit si një transferim i lirë në korrik.
Real Madrid raportoi javën e kaluar se disa lojtarë dhe personel të stafit ishin prekur nga virusi.
Mesfushori kroat i Realit, Luka Modriç dhe mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo rezultuan pozitivë.
Mesfushori spanjoll Marco Asensio, anësori uellsian Gareth Bale, portieri ukrainas Andriy Lunin dhe anësori brazilian Rodrygo rezultuan pozitivë të enjten.
Ndihmës trajneri Davide Ancelotti kishte kontraktuar më parë virusin vdekjeprurës.