Real për të dyten herë mposhti Barcelonën
Madrid, 3 mars - Momentet e tmerrit për Barcelonën duket se kanë filluar dhe tashmë një gjë është e sigurtë, Real Madrid ka zbërthyer lojën e Barcelonës.
Pas Kupës, tanie dhe në La Liga Mbretërit kanë mposhtur katalanasit. Në takimin e sotëm Reali ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1.
Real e filloi ndeshjen pa Ronaldon, Ozilin, Khediran dhee Alonso, por edhe në mungesë të tyre filluan shumë mirë.
Në minutën e 6-të, Benzema shënoi golin e parë të avantazhit.
Pas këtij goli, Barcelona morri kontrollin e ndeshjes duke dominuar plotësisht derisa në minutën e 18-të Lionel Messi shënoi për të barazuar në 1-1.
Ky ishte goli i 50-të i Messit por njëkohësisht i 18-ti në \"El Clasico\" duke barazuar rekordin e Alfredo di Stefanos prej 18 golash.
Kontrolli i lojës nga Blaugranët vazhdoi edhe në pjesëne dytë por pa arritur të përmbysin rezultatin.
Më të shkathtë u treguan Mbretërit të cilët në minutën e 82-të shënuan përmes Sergio Ramos për 2-1, rezuëtat i cili ishte edhe përfundimtari.
Edhe pas kësaj humbjeje, Barcelona vazhdon të kryesojë në Primera Division me 13 pikë më shumë se Real Madridi.