30 Prill 2024

Real Madridi ofron 40 milionë euro për Tevez

Madrid, 17 janar - Drejtuesit e Real Madridit janë të interesuar që në "Santiago Bernabeu" të sjellin sulmuesin e Mançester Sitit, argjentinasin Karlo Tevez.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se "Mbretërit", që janë në kërkim të një sulmuesi që do të mund të zëvendësonte Higuainin e lënduar, janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro në mënyrë që në Madrid ta sjellin Tevezin, i cili më skuadrën "qytetit" ka kontratë deri në vitin 2014.

Çmimi prej 40 milionë eurosh për argjentinasin mund t'i ndryshoje mendjen skuadrës së Sitit që të nis negociata më skuadrën "mbretërore".

Tevez pak ditë më parë publikisht kishte kërkuar largimin nga skuadra e Sitit, por pas konsultimeve me "pasanikët" e Sitit, ai vendosi që të mos largohet nga klubi angleze.