29 Dhjetor 2024

Real Madridi mposhti Galatasarayn

Madrid, 25 gusht - Real Madridi mposhti Galatasarayn në edicionin e 33-të e Trofeut Santiago Bernabeu, duke çuar në shtatë numrin e titujve rrjesht të këtij trofeu.

Skuadra turke dëshmoi që në fillim se kishin ardhur për fitore, duke shënuar në minutën e 10-të të takimit me anë të Selçuk İnan.

Por, në vazhdim mbretërit morrën lojën nën kontroll dhe pas disa rasteve goli erdhi në minutën e 33-të, pas një krosimi nga Xabi Alonso të cilin e shfrytëzoi mirë Sergio Ramos.

Cristiano Ronaldo, Carvalho, Ozil, Benzema dhe Albiol u futën në vend të Callejon, Pepe, Higuain, Varane dhe Kaka pas pushimit të pjesës së parë.

Në minutën e 49-të Benzema shënoi, por referi anuloi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje i cili nuk ekzistoi. Sidoqoftë, francezi i cili po kalon në një formë të shkëlqyeshme, pas vetëm një minute pas anulimit të golit, shënoi përsëri duke ia siguruar fitoren Realit.

Ky trofe që organizohet tradicionalisht për nder të legjendës Santiago Bernabeu, u fitua për herë të 22-të nga Reali. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)