28 Prill 2024

Real Madridi, Mourinho: Kaka, i rëndësishëm për skuadrën

Madrid, 3 gusht - Trajneri i Realit të Madridit Jose Mourinho i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve në lidhje me të ardhmen e brazilianit Rikardo Kaka, duke bërë të ditur se ai është i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Kaka vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos, ku flitet për një largim të mundshëm të tij nga skuadra madrilene me destinacion kampionatin anglez.

Por të gjitha këto janë mohuar nga Mourinhjo, i cili është shprehur se beson të kualiteti i futbollistit brazilian.

Rikardo Kaka u transferua me shumë bujë sezonin e shkuar të Reali i Madridit, por i kushtëzuar nga dëmtimet e shumta nuk arriti të tregonte formen e tij me të mirë.

Po ashtu, me ardhjen e Mourinhos në krye të pankines madrilene, mediat spanjolle vazhdojnë të flasin për një largim të mundshëm të brazilianit.

Por kjo është mohuar nga trajneri portugez, i cili për të përditeshmën “Marca” ka thënë se Rikardo Kaka është i rëndësishëm dhe se ai do ta ndihmojë atë të rikuperohet plotësisht, për t’i rikthyer në një nga futbollistet me të mirë të botës.

Me këtë deklaratë, Mourinho duket se ka shuar çdo mundësi qe futbollisti i kombëtares se Brazilit te largohet nga Reali i Madridit. Gjate gjithë kësaj periudhe, është folur se destinacioni i Rikardo Kaka ishte Premier Liga angleze, me sakte Manchester City ose Cheslea, ku do te ngjante ish-trajnerin e tij te Milani Carlo Anchelotti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)