Real Madridi dënon Jose Mourinhon
Madrid, 3 tetor - Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho, nuk i ka respektuar rregullat e klubit që thonë se stafi teknik duhet të mbajë veshje me simbolin e klubit derisa është në krye të detyrës, prandaj do të vuajë pasojat.
Drejtuesit e Real Madrid nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e veshjeve të portugezit, pasi në tre paraqitjet e fundit, nuk kishte veshur rrobat me simbole të klubit.
Përveç portugezit do të dënohet edhe stafi i tij, të cilët kanë vepruar si Mourinho gjatë stërvitjeve.
Sipas mediave spanjolle të cilat bazohen në burimet brenda klubit, trajneri portugez preferon rrobat e tij në vend të atyre zyrtare, dhe për këtë arsye 48-vjeçari tanishë është dënuar nga \"Klubi Mbretëror\", por nuk dihet se në ç′formë është dënuar.