Real Madrid udhëheq kampionatin spanjoll
Madrid, 23 tetor - Një pjesë e parë perfekte lejoi Real Madridin që të dilte me tre pikët nga fusha e vështirë e Malagës.
Goli i Higuain (11) dhe 3 golat e Cristiano Ronaldos (24, 27 dhe 38) i dhanë fitoren ekipit të Mourinho në një ndeshje ku tregoi superioritet ndaj kundërshtarit.
Në pjesën e dytë reaguan vendasit duke goditur dy traversa, ndërsa los blancos nuk abuzuan me kundërshtarin, por u mjaftuan me kontrollimin e avantazhit.
Në ndeshjen tjetër kryesore, Barcelona u ndal nga Sevilla në Camp Nou në një barazim 0-0.
Portieri i Sevilla, Javi Varas, ishte heroi i takimit me 8 pritjet e tij, por jo vetëm kaq. Në minutat shtesë ai priti edhe goditjen e Messit nga pika e 11-metërshit duke e zbritur Barcelonën në vendin e dytë të Ligës BBVA.