Real Madrid pa sulmues klasik

Madrid, 9 nëntor - Jose Mourinho gjithmonë e ka ditur që një ditë do të luante pa një sulmues të mirëfilltë. Që kur refuzoi të blinte një forcë të tretë në vijën e parë, portugezi konfirmoi se do të bazohej vetën në dy pyka, tek Benzema dhe Higuain.
Në fakt ky ishte vizioni I Mourinjos gjatë fazës përgatitore, por ai gjithmonë e ka marrë në konsideratë faktin që të dy sulmuesit në një moment të sezonit mund të jenë të dëmtuar.
Pikërisht në javën e 11 të primera division, në transfertë me Levanten, Mourinjo duhet të zgjidhë problemin e sulmit, por nuk ka një numër 9 tipik.
Në këtë situatë portugezi ka dy opsione: më i mundshmi është shndërrimi I Kristiano Ronaldos në një 9 falsë, duke aktivizuar në mbështetje të tij Kajehon.
Në fund të fundit, Kristiano Ronaldo është një lojtar sulmues, por kërkon më shumë hapësira, ndaj ka shumë të ngjarë që Reali të luajë pa një numër 9 puro, me Kajehon që mund të bëjë sulmuesin falsë, sikurse luajti edhe ndaj Borusias së Dortmundit në Champions Ligë.
Por një tjetër mundësi është aktivizimi i Luka Modric në mesfushë bashkë me Essien dhe Ksabi Alonson, ndërsa në sulm me Ozëll, Kristiano Ronaldo dhe Di Maria, duke kopjuar skemën e Del Boskes në kombëtarebn spanjollë, pa një pikë referimi në vijën e parë.
Në të vërtetë Mourinjo nuk dëshiron të largohet nga skema e tij, ku gjithmonë ka një numër 9 si pikë referimi, por në dispozicion të tij është vetëm i riu Morata, ndaj do të ishte surprizë e madhe nëse portugezi ia beson këtë rol të rëndësishëm një sulmuesi pa eksperiencë.