10 Maj 2025

Real Madrid nxjerr në shitje Ronaldon

Madrid, 19 shkurt - Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez mund të shesë yllin e ekipit Cristiano Ronaldo këtë verë. Ronaldo mësohet se ka refuzuar të nënshkruar zgjatjen e kontratës.

Kontrata aktuale përfundon në vitin 2015 dhe ky është viti që Real mund ta shfrytëzojë për të marrë një shumë të majme me shitjen e numrit 7.

Klubi madrilen më parë kishte shprehur interesi për të nënshkrua kontratë të përjetshme me Ronaldon por në një kohë kur ai nuk pranon, klubi nuk mund të rrezikojë që lojtari të largohet me parametra 0.

Që tani kanë nisur zërat për zëvendësimin e tij dhe që mund të jenë Neymar, Gareth Bale, David Silva dhe Isco.

Ndërsa destinacioni i Ronaldos mund të jetë Paris Saint Germain, Manchester City, Anzhi Makhachkala dhe Zenit St. Petersburg. Por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit tek Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)