Real Madrid në hetim nga BE
Bruksel, 3 prill - Komisioni për Konkurrencën i Bashkimit Europian ka nisur një hetim ndaj Real Madrid, në lidhje me një kontratë mes klubit spanjoll dhe bashkisë së Madridit për shitjen e një terreni që ndodhet shumë pranë stadiumit \"Santiago Bernabeu\".
Sipas të përditshmeve spanjolle, komisioni i BE dyshon se kjo shitje është bërë nën vlerën e saj reale, në mënyrë për të ndihmuar klubin në detyrimet ndaj Fair-Play financiar të vendosur nga UEFA.
Dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me të ardhurat që sjell ky terren në arkën e Real Madrid, pasi në zonën në fjalë janë ndërtuar hotele luksoze dhe qendra tregtare