Real Madrid kërkon El Shaarawyn

Madrid, 2 nëntor - Pas një starti shumë të mirë me 7 gola të shënuar në 10 javët e para të këtij sezoni talenti italo-egjiptian i Milan Stephan El Shaarawy nuk mund të mos tërhiqte me vete interesimin e klubeve të tjerë, mes tyre edhe kampionët në fuqi të Spanjës Real Madrid.
Sipas asaj që raporton \"TuttoSport\", vëzhgues të klubit madrilen e kanë ndjekur 20-vjeçarin si në Malaga në ndeshjen e Champions League ashtu edhe në javën e fundit të Serie A në Palermo.
Trajneri Jose Mourinho ka kërkuar çdo detaj për \"faraonin\" jo vetëm në fushën e lojës por edhe mënyrën se si stërvitet apo punon.
Përshtypjet e para janë pozitive, pavarësisht se është e vështirë të mendohet një largim i El Shaarawy nga Milan pasi Adriano Galliani e ka blinduar me idenë që të ndërtojë një ekip me elementë të rinj rrotull \"Faraonit\".