Real Madrid kërkon Boateng
Madrid, 15 prill - Paraqitja fantastike e Kevin Prince Boateng me fanellën e Milanit ka bërë për vete të gjitha klubet e Evropës, të cilat nuk frikësohen aspak nga dëmtimet e shumta të ganezit.
Me sa duke klubi i fundit, i cili synon tia marrë Milanit nga gjiri i saj mesfushorin ganez, është Real Madridi i Jose Mourinho.
Kontrata e mesfushorit 25-vjeçar me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit 2014 dhe klubi madrilen për tua prishur mendjen drejtuesve kuqezi ta shesin mesfushorin, ofrojnë shumën e 25 milionë eurove.
Gjithashtu ekziston mundësia që Reali të përfshijë në tratativat me kuqezinjtë edhe kartonin e ish-milanistit Rikardo Kaka, rikthimin e të cilit në \"Milanello\" presidenti Silvio Berlusconi e shikon me sy të mirë.
Por, edhe pse duket e vështirë që Milani të heqë dorë nga një prej elementëve të vetë më të mirë, në merkato gjithçka është e mundur.
Ndërkohë mediat italiane e shikojnë transferimin e Kevin Prince Boanteg në Madrid më se të mundshëm.