Real Madrid është gati ti paguajë 60 milionë paund për Serigo Aguero
Madrid, 27 shkurt - Skuadra e Realit të Madridit po bën gati goditjen e madhe në merkaton e verës, sapo ti mbarojë penalizimi nga FIFA në lidhje me transferimin e lojtarëve.
Presidenti i Realit, Fiorentino Perez, është gati ti paguajë Manchester Cityt plot 60 milionë paund (70 milionë euro) për sulmuesin e tyre, Serigo Aguero, shkruan The Sun.
Për shkak të problemeve me Guardiolën, sulmuesi argjentinas në fund të sezonit pritet ti japë lamtumirën përfundimtare skuadrës së Manchester Cityt dhe Reali është gati ta transferojë atë në Bernabeu.