Real Madrid blen portierin Diego Lopez
Madrid, 26 janar - Skuadra e futbollit Real Madrid ka blerë nga Sevilla portierin Diego Lopez për të zëvendësuar Iker Casillasin, i cili do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të futbollit.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Diego Lopez ka dalë nga fabrika e Realit dhe për disa vite ka qenë portieri i dytë i madrilenëve.
Pas largimit nga klubi ku u rrit, portieri spanjoll luajti me Villarrealin dhe këtë sezon nënshkroi për Sevillan një kontratë 5-vjeçare.
Tashmë Diego Lopez do të konkurrojë me portierin Adan për vendin e titullarit në portën e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.