09 Janar 2025

Real Madrid, Benzema jashtë fushave të lojës 2-3 javë

Madrid, 23 shkurt - Karim Benzema ka pësuar një dëmtim të vogël muskulor në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 2-3 javë.

Sulmuesi francez do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave që madrilenët do të zhvillojnë ndaj Rayo Vallecano, në miqësoren e Francës ndaj Gjermanisë (të martën) dhe me shumë mundësi në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në Bernabeu ndaj Espanyol.

Objektivi i mjekëve është ta rekuperojnë qendërsulmuesin për ndeshjen ndaj Betis sepse më pas vjen ndeshja e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj CSKA të Moskës.

Edhe Angel Di Maria mendohet se mund të qëndrojë një muaj jashtë fushave të futbollit pas dëmtimit muskulor që e ndaloi të udhëtonte me ekipin në Rusi dhe që me siguri të plotë do e pengojë të luajë ndaj Rayo Vallecano.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)