12 Janar 2025

Real Madrid, 130 milionë për Bale dhe Isco

Madrid, 20 qershor - Në pritje të zyrtarizimit të Carlo Ancelotti-t në krye të pankinës, Real Madrid ka bërë hapa përpara për Gareth Bale dhe Isco.

Florentino Perez, i bindur edhe nga pakënaqësia e tifozëve madrilenë, po kërkon të mbyllë goditjen e dyfishtë në ditët e para të korrikut.

Kosto e operacionit është zbuluar: flitet për 130 milionë euro. Ardhja e dy yjeve të rinj do të largonte përfundimisht Ricardo Kaka nga Madridi.

Kjo verë pritet të jetë e nxehtë në shtëpinë e Realit, dhe jo vetëm për të nxehtin e jashtëzakonshëm. Florentino Perez ka vendosur të bëjë gjëra të mëdha, për të stabilizuar raportin e komplikuar me tifozët dhe për këtë ka vendosur objektiva të rëndësishëm në merkato.

Cavani mbetet një prej tyre, por sekondar, pasi dy përforcimet e para të \"Los Blancos\" priten të jenë Gareth Bale, nga Tottenham, dhe Isco, nga Malaga.

Goditje e dyfishtë me vlerën minimale të 130 milionëve, pasi Spurs-at nuk e çojnë në mendje të zbresin poshtë 100 milionëve për uellsianin, ndërsa Malaga mund të kënaqet me 30 milionë për yllin e tyre, edhe pse klauzola e kontratës është 35 milionë euro.

I qartë ka qenë edhe zëvendës/presidenti i andaluzianëve, i cili, gjatë prezantimit të trajnerit të ri Schuster, ka sqaruar: \"Nuk kemi nevojë ta shesim Isco-n, por do ta bënim vetëm për një shifër të duhur\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)