Real interesohet për De Rossin
Madrid, 3 nëntor - Mesfushori i Romës Daniele De Rossi është pranë një largimi nga radhët e skuadrës kryeqytetase ndërsa për të marrë shërbimet e tij janë vënë në garë disa skuadra.
Ndër më kryesoret në orët e fundit është skuadra e Real Madrid që ka shprehur dëshiren për ta patur në skuader mesfushorin Italian.
Sipas mediave italiane bëhet e ditur se drejtuesit Madrilen i kanë ofruar Romës shumën e 25 milionë eurove.
Trajneri Jose Mourinho është një admirues i mesfushorit italian, ndaj e kërkon me çdo kusht atë në Santiago Bernabeu që në muajin janar.
Përveç Los Blancos, romani kërkohet edhe nga Paris Saint Germain dhe Manchester City. Real Madrid ishte përpjekur edhe më parë që ta blinte De Rossin, por marrëdhëniet mes dy klubeve e kanë çuar drejt dështimit diçka të tillë.
Katër vite më para madrilenët ofruan 50 milionë euro dhe kartonin e Diara, por verdhekuqtë nuk e pranuan ofertën për kapitenin e tyre të ardhshëm.
Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Mesfushori nuk ndihet më mirë në ekip pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Zdenek Zeman, i cili ka edhe luksin ta ulë në stol.
Tashmë duket e sigurtë ndarja mes Romes dhe De Rosit që para fillimit të kampionati shihej si kapiteni i ardhshëm i verdh e kuqve.
Real Madrid po pret se si do të shkojnë gjërat në kampin romak ndërsa kanë gati oferten për ta lëvizur mesfushorin nga kryeqyteti Italian për në atë Spanjoll.