Raul vendosë të ardhmen pasi të bisedojë me Mourinhon
Madrid, 26 maj - Raul Gonzales do të vendosë për të ardhmen e tij në Real Madrid vetëm pasi të takohet me trajnerin e ardhshëm, Jose Mourinho, shkruajnë mediat spanjolle.
Kapiteni i mbretërve, së bashku me agjentin e tij Gines Carvajal, ka folur me menaxherin gjeneral, Jorge Valdano, gjatë javës së kaluar, për vitin e fundit të kontratës së tij.
Raul dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm, por nëse kjo do të ndodhë me Realin do të vendoset vetëm pasi ai të takohet me Mourinhon.
Nëse trajneri portugez, që pritet të caktohet këtë javë, nuk mund ti garantojë vend të rregullt sulmuesit veteran, Raul do të kërkojë të largohet.