Raul, lojtari më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave
Barcelonë, 4 gusht - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka dhënë lëvdata të mëdha legjendës spanjolle të Real Madridit, Raul Gonzalez, duke thënë se sulmuesi i ri i Schalkes është futbollisti më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave.
Me shkuarjen e Raulit (prej Kampionatit spanjoll), shkon lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin spanjoll. Numrat flasin vetë, ka deklaruar Guardiola, dikur bashkëlojtar i Raul në kombëtaren e Spanjës, dhe njëherit rival në La Liga.
Raul kaloi 15 vite te skuadra e parë e Realit, duke e fituar gjashtë herë titullin e kampionit të Spanjës dhe tri herë trofeun e Ligës së Kampionëve.