Raul Gonzalez do ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman
Hamburg, 16 janar - Kryetari i Schalkes, Clemens Tonnies, është shprehur i bindur se legjenda spanjolle, Raul Gonzalez, do ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman.
Ish- sulmuesit të Real Madridit i skadon kontrata me klubin nga Gelsenkirchen, ndërsa drejtuesit e Schalkes duan ta mbajnë atë më gjatë.
Unë kam një ndjenjë të mirë rreth zgjatjes së kontratës së tij. Raul na ka dhënë vetëm sinjale pozitive në ditët e kaluara.
Ai e identifikon veten me Schalken dhe tifozët tanë. Ai ndjehet shumë mirë te klubi dhe është bërë pjesë integruese e Schalkes, ka thënë Tonnies për Bild.