22 Prill 2025

Ranieri trajneri i ri i Interit

Milano, 22 shtator - Interi ka përzgjedhur sot trajnerin e ri, pas shkarkimit të Gian Piero Gasperinit. Marrëveshja u zyrtarizua mbrëmjen e sotme. Kontrata 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Një takim ndërmjet zyrtarëve të klubit dhe ekipit ligjor të teknikut ka përcaktuar gjtihçka.

Ranieri do të debutojë në ndeshjen kundër Bolognas, pastaj e pret sfida jashtë me CSKA Moskën në Ligën e Kampioneve dhe një javë më vonë do të luajë me Napolin.

Ndërkohë disa orë para marrëveshjes, Gasperini ka theksuar se ndjen keqardhje pasi është shkarkuar nga klubi mëngjesin e sotëm, vetëm pas tre muajsh dhe pesë ndeshjesh zyrtare në detyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)