Ranieri: Roma është në krizë
Romë, 23 shtator - Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se klubi që ai drejton është në krizë.
Giallorosët ende nuk kanë shënuar fitore këtë sezon, ndërsa sonte do të kenë përballë Chievon në kuadër të javës së katërt të Serie A.
Ka qenë një gjendje kritike për një kohë. Ne e dimë se do të ishte vështirë në Brescia. Pritëm një ndeshje të vështirë, por jemi të përgatitur për atë. Ne po përpiqemi të dalim nga situata, e cila nuk ka pëlqen. Ne dëshironim tia dalim mirë që nga fillimi, por nuk arritëm ta bëjmë këtë.
Roma është kompakte dhe ne po punojmë për të dalë nga kriza. Fansat e vërtetë të Romës e kuptojnë këtë. Ata na kanë duartrokitur në Olimpico. Barazimi kundër Bolognas na djeg tmerrshëm, por ne duam të rikthehemi sërish. Nuk ka lodhje fizike. Vetëm se, Spalletti vitin e kaluar e ka stërvitur ekipin mirë, ka thënë Ranieri.