25 Dhjetor 2024

Ranieri jep dorëheqje

Romë, 20 shkurt - Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka dhënë dorëheqje pas humbjes turpëruese që e pësoi ekipi i tij të dielën në mesditë me rezultat 4:3 nga Genoa, edhe pse paraprakisht ishte në avantazh prej 3:0.

“Kam menduar për të mirën e skuadrës. Pas një ndeshjeje si kjo e sotit, mendoj se është e drejtë që ta jap një sinjal. Pas ndeshjes, kam shkuar në zhveshtore për ta falënderuar skuadrën dhe kam vendosur të largohem. Shpresoj që ky vendim imi të jetë i dobishëm për këndelljen e skuadrës”, ka thënë trajneri italian.

Roma po kalon nëpër një krizë, si në kampionatin italian, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)