Ramos rrezikon dënimin nga UEFA
“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë”, ishin fjalët e Ramos, i cili më pas e tërhoqi këtë deklaratë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Gjatë një ndeshjeje duhet të marrësh një vendim në pak sekonda”, shkruante Ramos në postimin në Twitter, por lajmi i mirë është fitorja, lajmi i keq është se nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit. Më vjen keq që do t’i lë vetëm shokët e skuadrës, por kartonin e verdhë nuk e mora me qëllim. Do të jem në stadium dhe do t’i mbështes nga tribuna”, tha mbrojtësi spanjoll.
Nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në një situatë të tillë. Më parë diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në sezonin 2010/11, pikërisht në Amsterdam gjatë ndeshjes me Ajaxin, kur ai dhe Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq, për të humbur ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të atij edicioni të Ligës së Kampioneve. Tani pritet reagimi i UEFA-s për këtë histori, me Ramos që rrezikon ndëshkimin me 2 ndeshje pezullim.