01 Maj 2024

Ramires kompleton transferimin te Chelsea

Londër, 14 gusht - Mesfushori i kombëtares së Brazilit, Ramires, ka përfunduar transferimin e tij te Chelsea dhe ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me klubin londinez.

Chelsea tashmë disa javë është përpjekur të transferojë brazilianin, përpjekje që u shpërblye sot. Blutë i kanë paguar Benficas 16.3 milionë funte për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit.

“FC Chelsea ka kënaqësinë të zbulojë se ka kompletuar transferimin e brazilian Ramires nga Benfica me një marrëveshje katërvjeçare”, shkruhet në deklaratën e Chelseat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)