Ralf Ragnick jep dorëheqje nga Schalke

Hamburg, 22 gusht - Trajneri i ekipit gjerman Schalke O4, Ralf Ragnick ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit. Dorëheqja e Ragnickut është bërë për shkaqe shëndetësore.
Ishte e vështirë për mua të merrja këtë vendim, por gjendja ime shëndetësore nuk ma lejon të vazhdoj punën e nisur. Falënderoj klubin, tifozët dhe lojtarët e mi, të cilët nuk mund t`i harroj kurrë, ka deklaruar ai.
Ragnick u emërua si trajner i klubit në gjysmën e sezonit të kaluar, dhe arriti një sukses të madh duke e futur Schalken në mesin e 4 ekipeve më të mira në Evropë.