Raiola kërkon pagë prej 10 milionë euro për Donnaruman
Milano, 1 shkurt - Portieri i Milanit Gigio Donnarumma thuhet se vazhdon të kërkojë 10 milionë euro në sezon për të rinovuar me “Rossonerët”, të cilët ofrojnë 7 milionë euro plus bonuse.
Tymi i bardhë i shumëpritur në rinovimin e lojtarit italian është ende larg, sipas “Corriere della Sera”.
Gazeta zbulon se të dy palët kanë ende disa nyje për të zgjidhur dhe më e madhja është paga e portierit.
Agjenti Mino Raiolas thuhet se vazhdon të kërkojë 10 milionë në vit për italianin e ri, ndërsa “Rossonerët” janë shprehur të gatshëm për të ofruar 7 milionë euro plus bonuse.
Donnarumma ka luajtur 19 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke mos pranuar gol në shtatë prej tyre dhe ka ndihmuar Milanin të renditet i pari pas 20 ndeshjeve.