Rafael Benitez drejt konfirmimit te Chelsea
Londër, 29 dhjetor - Rafael Benitez shumë shpejt mund të heqë etiketen i perkohshem që e shoqëron pranë titullit trajner i Chelseat.
Një lajm i tille mund të tronditë shumë tifoze të skuadres londineze të cilet e urrejnë atë për deklaratat qe ka bërë në periudhen kur drejtonte Liverpulin, por burime pranë klubit blu kanë konfirmuar për The Sun se Roman Abramovich po mendon të vleresojë ecurinë pozitive të skuadres në javet e fundit duke e bërë atë trajner të përhershem të ekipit dhe duke i ofruar një kontratë afatgjate.
Pronarit te bluve i ka bërë pershtypje fakti se si trajneri spanjoll ka arritur brenda pak kohesh të realizoje premtimet e tij, duke kthyer Chelsean perseri në rrugen e fitoreve, me 6 te tilla në 7 ndeshjet e fundit, duke shënuar 26 gola dhe duke arritur gjysmefinalet e Kupes se Liges.
Për me tepër, spanjolli ka zgjidhur edhe shqetesimin me te madh të miliarderit rus, duke kthyer perseri në nje sulmues te mirefillte Fernando Torres, i cili ka shenuar 7 gola ne 7 ndeshjet e fundit.
Edhe ngjarjet larg klubit kane perforcuar disi pozitat e Benitez, i cili mendohej se do te sherbente ne kete detyre deri ne fundin e sezonit, me shume eksperte qe parashikuan nje largim qe ne javet e para te punes se tij.
Por tani Abramovich duket se nuk ka me nje garanci absolute se mund te marre Pep Guardiolen ne sezonin ardhshem dhe nuk deshiron te lere te iki kaq shpejt nga duart nje trajner i cili ka gezuar suksese ne eksperiencat e meparshme ne Angli dhe njeh mire mentalitetin e skuadrave te ketij kampionati.
Megjithate, vendimi perfundimtar nuk do te merret para marsit, periudhe ne te cilen Chelsea do te mesoje nese do te jete ende ne gare per titullin kampion apo thjesht do te mendoje per tu kualifikuar ne Ligen e Kampioneve per edicionin e ardhshem.