Radja Naingolan rinovon kontratën me ekipin e Romës
Romë, 4 shkurt - Futbollisti belg, Radja Naingolan ka rinovuar kontratën me ekipin e Romës duke i dhënë fund zërave për një largim të tij.
Rinovimi i kontratës mes palëve edhe pse është nënshkruar, ka pasur një seri të gjatë ndodhish, pasi fillimisht Naingolan është përjashtuar përkohësisht nga ekipi, më pas është tentuar shitja e tij drejtë kampionatit kinez, por në fund lojtari ka vendosur të qëndrojë në Romë duke u shprehur se është mjaftë i lumtur dhe se do të ishte i gatshëm të qëndronte përjetë te ekipi kryeqytetas, nëse kjo do ti kërkohej.
“Jam gati të firmos edhe një rinovim të përjetshëm, nëse më ofrohet, pasi do të më pëlqente të mbyllja karrierën këtu. “Nga pikëpamja e numrave dhe e cilësisë, jemi akoma më mirë këtë sezon. Kanë qëndruar të gjithë dhe na janë shtuar disa elementë mjaft interesantë dhe të talentuar. Gjithsesi, na mungon prezenca e Francesco Tottit në dhomat e zhveshjes. Ai ishte një figurë emblematike dhe një kapiten i denjë për këtë skuadër”, u shpreh Nainggolan.
Ekipi i verdhekuq mund të quhet se ka dalë jashtë gare për të fituar titullin kampion në Itali, duke qëndruar larg kryesuesve të Napolit dhe vendit të dyte Juventus, të cilit në sezonin e shkuar nuk ju nda për asnjë moment.
Beteja për titull është mes Napolit dhe Juventusit, ndërsa Nainggolan, ndonëse shquhet si një kundërshtar i bardhezinjve, thotë se pikërisht këta të fundit kanë më shumë shanse për të triumfuar.
“Napoli luan një futboll shumë të bukur dhe deri tani ka treguar se është një hap para të tjerëve dhe meriton titullin. Gjithsesi vlen të shikohet se sa ndërrime kanë në ekip, pasi kanë luajtur thuajse gjithmonë të njëjtët futbollistë. Nga ana tjetër, te Juventusi luajnë të gjithë, pa humbur cilësia e lojës dhe premtojnë më shumë qëndrueshmëri”, tha Nainggolan