Puyol rikthete në Barcelonë
Barcelonë, 16 gusht - E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo e ka nënvizuar rëndësinë e rikthimit të Carles Puyol, të cilin nuk e kanë lënë rehat lëndimet viteve të fundit.
Sipas kësaj të përditshmeje, e afërt me klubin katalunas, veterani i mbrojtjes është përforcimi i vërtetë i klubit nga Camp Nou.
Përforcimi Puyol, ishte titulli i kësaj të përditshmeje. Kapiteni ka filluar të vrapojë dhe ka ndjenja mjaft pozitive. Martino do ta ketë në dispozicion kapitenin dhe nuk do të ketë nevojë për lojtarë të tjerë, ka shkruar Mundo Deportivo.